A do të kemi protesta në shtator? Sekretari Organizativ, Klevis Balliu zbulon hapat e radhës të PD

Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka zbuluar në rubrikën “Opinion” në News 24 hapat e radhës që do të ndjekë selia blu për t’u përballur me qeverinë e Edi Ramës.

“Protestat do të jenë në të gjitha format në të gjithë vendin. Këtu nuk është çështja se ça do bëjë PD, por çfarë do bëjmë të gjithë bashkë. Cenimi i fjalës së lirë, zërit ndryshe, cenimi i xhepit të shqiptarëve. Çmimi i naftës vazhdon të rritet. Varfëria po tejkalon limitet. Rrogat dhe pensionet nuk rriten, rinia po ikën në emigrim sepse nuk shohin shpresë. Po ikin të rinjtë në me gomone. Ky është realiteti shqiptar, ndaj  në këtë kontekst cenohet gjithçka nuk është çështja çdo bëj unë apo ju. Mund të jesh i majtë, i djathtë dhe pa asnjë bindje politike, por sot është koha që shqiptarët të tregojnë se dinë të dallojnë të mirën nga e keqja”, tha ai.