Jorida Tabaku ka deklaruar ditën e sotme se qeveria po luan duke eksperimentuar me bordin e transparencës në një kohë kur produktet e shportës rriten në mënyrë të pakontrolluar.
Tabaku shprehet se në asnjë vend tjetër nuk bëhen sajesa të tilla për të ruajtur monopolet e tregut dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.
“Në një kohë kur produktet e shportës porriten në një mënyrë të pakontrolluar qeveria vazhdon të luajë dhe eksperimentojë me “Bordin e Transparencës” që më shumë është një bord që do të ruajë monopolet duke përcaktuar çmimet.
Nuk di të ketë asnjë vend tjetër sajesa të tilla kriptokomuniste për të ruajtur monopolet, oligopolet e tregut dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.
Shqipëria ka për të pasur një nivel të lartë inflacioni që do të prekë me gjasë edhe 5% edhe që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Masat që duhet të marrë qeveria janë ato që lidhen me politikat fiskale dhe kanalizimi i ndihmave tek qytetarët e pamundur.
Në fakt, qeveria po kanalizon çmimet dhe gjithë sajesat e saj për oligopolet. Rritja e të ardhurave në buxhet si shkak i inflacionit është fakt porqveria preferon që me ato të ardhura të indeksojë inflacionin për kontratën e inceneratorit dhe jo rrogat dhe pensionet.
Plani i gënjeshtër 3 mujor me subvencione qesharake nuk do shërbejë për asgjë përpos propagandës. I propozuam qeverisë ndërhyrje dhe ajo refuzoi pasi nuk ka dëshirë të ndihmojë shqiptarët por oligarkët”, shkruan Tabaku.