Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Tarja, pak orë pas vrasjes së ndodhur për një vend parkimi.
Sipas Panorama.al bashkë me të riun nga Laçi, është vënë në pranga edhe një person tjetër i cili e ka ndihmuar që të arratiset nga vendi i ngjarjes, emri i të cilit nuk dihet ende.
Tarja i cili punonte si kamerier, qëlloi për vdekje me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj nga Tepelena pas sherrit që nisi për një vend parkimi. Bakiaj u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve.