Emrat/ Ky është 25-vjeçari që u vra me armë zjarri në mes të qytetit

Ky është 25-vjeçari Madrit Ulqinaku, që u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme pas një sherri banal të ndodhur në Elbasan.

I riu është përfshirë në konflikt me disa persona. Më pas autori, një 20-vjeçar i shpallur tashmë në kërkim nga policia, e ka pritur derisa ka dalë nga lokali dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për një sherr për motive banale mes disa të rinjve, pas të cilit një 20-vjeçar me iniciale K.H. ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të Ulqinakut.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit më të cilin është larguar ai nga vendi i ngjarjes.

Ulqinaku rezulton të jetë arrestuar nga policia e Tiranës për pjesëmarrjen në protestën e opozitës më 11 maj të vitit 2019.

Ai u ndalua asokohe së bashku me 50 protestues të tjerë. 25-vjeçarit iu dha masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga ana e gjykatës.