Të shtëna me armë, qëllohet për vdekje një person teksa hipte në makinë, detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Një person është qëlluar disa herë me armë teksa hipte në makinë, duke mbetur i vdekur në vend.

Viktima është identifikuar si Madrit Ulqinaku, 33-vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar zonën dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.