Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kritikon Bordin e Transparencës për mënyrën sesi po vendos çmimin e karburantit në vend.
Duke iu referuar faktit se në bursë, çmimi i naftës për fuçi ka rënë në 92.8 dollarë dhe thuajse në nivelet e paraluftës, Sula sqaron se një litër naftë në vend duhej të shitej sot me 206 lek për litër.
Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar. Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave.
Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët.
Prej ditësh në bursë çmimi i naftës ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por BORDI I VJEDHJES nuk denjon të ul çmimin.