Deputeti Demokrat Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se në Shqipëri nuk duhet të legalizohet kanabisi farmaceutik duke renditur disa arsye.
Ai i drejtohet ashpër kryeministrit Edi Rama duke komentuar paralajmërimin e tij për legalizimin e kanabisit farmaceutik, teksa i kujton se në mandatin e parë qeverisës pati një ministër të brendshëm të arrestuar për drogë.
Më tej Sula thotë se skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar në Maqedoninë e Veriut që ka nivel kriminalitet më të ulët se sa Shqipëria, duke ngritur zërin se në vendin tonë ky do të ishte një projekt që do të dështonte dhe do bënte që shoqëria të drogohet.
Postimi i plotë i Deputetit të PD
Njeriu i cili do mbahet mend se që në mandatin e par qeverisës pati një ministër të brendshëm të arrestuar për drogë, ka dalë sot me paralajmërimin e legalizimit të Kanabisit Farmaceutik.
-Njeriu i cili do mbahet mend se gjatë qeverisjes së tij 30% apo 40% e punonjësve të policisë rezultuan përdorues të drogës në testin që bëri vet policia, ka vendosur legalizimin e kriminalitetit nën petkun e justifikimit të këshillimit kombëtar. Me formularët e plotësuar në zyrat e patronazhistëve, kryeministri kërkon ti jap dorën e fundit shpopullimit të vendit.
Nga raportet vjetore të Departamentit Amerikanë të Shtetit, Shqipëria është vlerësuar çdo vit edhe më keq që nga 2013. Sipas raporteve të DASH por edhe të organizatave të BE, Shqipëria është kthyer në magazinë dhe koridor i drograve të forta dhe të rënda që më pas transportohen drejt BE. Shqipëria e cila kritikohet vazhdimisht për nivelin e lartë të korrupsionit sipas SULLTANIT duhet të legalizojë kanabis-in.
Kryeministri Rama do ti kthejë biznesmenët në fasadë të krimit të organizuar. Nëse kjo maxhorancë do të miratojë vërtet ligjin e legalizimit të kanabisit do të shihni shumë shpejt sesi biznesmenët do të përdoren si ushtarë të bandave kriminale për të marrë liçensat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.
Në shqipëri nuk do ketë më logjik ekonomike dhe do shikoni sesi do humbas çdo kulturë bujqësore. Fermerët nuk do kenë anjë interes për të kultivuar, grur, misër, fruta apo çfarëdo lloji kulture tjetër pasi do mbjellin kanabis.
Skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar në Maqedoninë e Veriut që ka nivel kriminaliteti më të ulët se sa Shqipëria, ndaj këtu jo vetëm do dështoj projekti por do drogohet shoqëria!