Afera e Inceneratorëve, Eksperti Zef Preçi: Gjurmët të çojnë në vendimmarrje

Nga: Zef Preçi

GJURMET TE COJNE NE …VENDIM-MARRJE

Cilido lexues, sidomos nga brezi im qe lexon titullin e ketij komenti do te kujtoje nje bicim romani policesk te periudhes se regjimit komunist (Gjurmet te cojne ne qele) permes te cilit beheshin perpjekje për te implikuar klerin katolik ne aktivitetet subversive kunder regjimit komunist.

Ne fakt, fjala ne kete koment eshte për nje skeme gjigande sa u takon shumave te fondeve financiare te grabitura nga buxheti i shtetit me ligj e xhirim ne llogari “diten për diell” nga kompania e inceneratoreve deri edhe permes nje kredie bankare prej 16 milione Eurosh me dijenine dhe me miratimin formal te te gjithe zinxhirit te institucioneve pergjegjese shteterore.

Duke qene se ceshtja perben interes për qytetaret, votuesit e taksapaguesit, pyetja e natyrshme për SPAK, Drejtorine e Pergjithshme Tatimeve dhe organin e akuzes eshte: cfare po hetohet prej dy vjetesh?

Nese do te ndiqet rruga “klasike” e hetimeve shqiptare, dmth ballafaqimi i nje situate te caktuar financiare ne rregullat dhe procedurat e shkruara (perndryshe legjislacionin ne fuqi), atehere hetimet kane perfunduar.

Dmth mjafton ndeshkimi për “shperdorim detyre” me disa vite burg i dy zyrtareve te larte “te dorezuar me mirekuptim” dhe ndonje viktime te rastit periferike nga komisionet e vleresimit te ofertave, etj., dhe vetem kaq.

Kjo ne fakt ka gjasa te ndodhe dhe ky eshte edhe versioni me i keq i mundshem, eshte asgje me shume se “vazhdimi i vazhdimit” te drejtesise se trasheguar te parareformimit. Pra drejtesi e pilotuar politikisht, selektive ne ndeshkim dhe madje edhe mbeshtetese për cimentimin e krimit financiar qe ka zene rrenje prej disa vitesh nepermjet kesaj “afere te shekullit”.

Prandaj edhe kishim vjedhje pa hajdute, krime pa personat pergjegjes, korrupsion pa te korruptuar, gjyqtare qe shisnin vendimet deri edhe “ligje te porositura” për interesa te lobeve te biznesit dhe nuk e teproj te shtohet edhe te krimit te organizuar ne simbioze me eliten politike drejtuese te vendit.

Personalisht mendoj se ne kushtet e krijuara, duke vleresuar informacionet zyrtare te publikuara permes komisionit hetimor parlamentar “Tabaku” te PD dhe keto te mevonshmet te ofruara nga eksponentet kryesore te Partise se Lirise (ish-LSI) dhe nje numer mediumesh kryesisht online, por edhe nga pritshmerite e medha te opinionit publik per SPAK, jemi ne nje situate te re, te ndryshme nga fillimet e kesaj afere.

Kjo sepse tashme eshte provuar shkreserisht dhe hetimi eshte ezauruar ne kohe sa u takon parregullsive procedurale qe lidhen me bazueshmerine ligjore e kushtetuese te emergjences mjedisore; me shkeljet ne perzgjedhjen e kompanise koncesionare; me mospermbushjen e rolit te Ministrise pergjegjese ne zbatimin e kontrates; me financimin e plote te ndertimit te tre impianteve te inceneratoreve me parate publike duke e shnderruar te gjithe procesin ne nje tender klientelist pa gare publike; ne ndermarrjen e angazhimeve për pagesa për 30 vitet ne vijim nga kreu i Bashkise se Tiranes pa miratimin e Keshillit Bashkiak; ne miratimin e ketij borxhi te fshehte nga Ministria e Financave qe duhej te ishte gardiani i Financave publike; ne miratimin nga Ministria pergjegjese e lenies peng te aseteve publike për pagesa ne kompani guacka (off shore); ne vendim-marrje ne kushtet e konfliktit te interesave, etj.

Madje nje pjese e mire e ketyre akuzave jane sanksionuar ne raportet periodike dhe tematike te KLSH-se, keto te miratuara rregullisht e vit mbas viti edhe nga Kuvendi i Shqiperise, por pa asnje reflektim institucional nga ana e ekzekutivit shqiptar.

Kjo kurrsesi nuk do te thote qe SPAK te konsideroje te perfunduar punen e tij me ngritjen e akuzes kallp e te daleboje per “shperdorim detyre” (sic ja gjasa te ndodhe) ndaj dy-tre zyrtareve tashme te izoluar (apo edhe te ndonjerin te shkarkuar nga funksionet ekzekutive), te paraburgosur ndoshta me shume për ato qe dijne e qe mund te bejne publike, se sa për rolin e tyre ne prishjen e mundshme te provave, te cilat tashme po i meson i gjithe publiku.

Per mendimin tim, SPAK-u sherben shtetin dhe nderton reputacion e vet institucional duke zbardhur procesin vendim-marres ne te gjithe hallkat e kesaj afere qe nga shpallja e simuluar e emergjences kombetare, deri tek pagesat ne stoicizem i faturave për incernerim (ne rastin e Tiranes) kur ne fakt incenerimi nuk kryhet as sot e saj dite dhe shuma e akumuluar e pagesave te bera për kete sherbim te pakryer llogaritet ne dhjetera miliona Euro.

Nuk e teproj te shtoj për kete te fundit se nese institucionet shteterore qendrore dhe vendore te perfshira do te ishin ne rolin e vet kushtetues do te kerkonin rikthimin e menjershem ne buxhetin e shtetit te diferences midis pageses se incenerimit dhe transportit ne landfill si dhe ndeshkimin e shkelesve te ligjit.

E nese heshtja e tyre shton dyshimet e arsyeshme për perfshire ne kete afere, heshtja dhe ngadalesia e hetimeve te SPAK eshte aq komprometuese sa rrezikon te shkaterroje kete institucion ende pa filluar mire funksionimin sipas Kushtetutes dhe ligjit.

Vetem keshtu, duke hetuar me profesionalizem, ne menyre te paanshme dhe te motivuar dukshem nga interesat publike, ky institucion mund te deshmoje rifillimin e normalizimit te jetes politike dhe institucionale te vendit tone, normalizim qe duhet te kaloje permes ndeshkimit te korrupsionin e zyrtareve te larte dhe krimit te organizuar te lidhur me te.

Nga kjo optike, afera e dyshuar incerneratoreve eshte padyshim shembulli “par excellence” qe i perfshin te dyja ne njejten ceshtje. Perndryshe SPAK nuk do te jete asgje me shume se nje vegel qorre me shume ne duart e partise qeverisese dhe z. Rama, duke komprometuar keshtu edhe qellimin madhor te ndermarrjes se vete reformes ne drejtesi dhe mbeshtetjen nderkombetare pa rezerva për kete reforme.