“Një vit pa ty”, Bashkia e Kavajës nderon me titullin “Qytetar Nderi” Ramazan Cara

Bashkia e Kavajës nderon me titullin “Qytetar Nderi” politikanin Ramazan Cara, i cili humbi jetën për shkak të Covid19. 

Përmes një ceremonie zyrtare me pjesmarrjen e personaliteteve politike, familjarëve dhe miqve të Ramazanit u kujtua me mall vepra e mirë e lënë pas nga miku i të gjithë Kavajasve.

Mesazhi i Redjan Kralit:

🖤 Tashmë një vit pa ty!

Covidi nuk kurseu plot miq e qytetarë me vlera të Kavajës tonë dhe Ramazan Cara patjetër ishte një ndër më të dashurit!

Në rrugëtimin tim si KryeBashkiak, Zoni ka qenë një shtyllë e fortë dhe një këshillues i vyer. Në fakt kështu ka qenë më këdo që pati fatin ta njihte. 

Nuk kursehej për asnjë dhe kishte gjithmonë një fjalë të mirë për të gjithë. 

🖤 Një vit plot dhimbje e hidhërim për Mirën, Regin e Arditin por dhe për gjithë shokët, kolegët, dashamirësit.

– Por na la kujtime plot, nga ato që do jetojnë gjithmonë në mendjet e zemrat tona! 

I nderuar që për të gjithë kontributin e vyer të një jete në shërbim të profesionit dhe qytetit ku jetoi e punoi me përkushtim, i dorëzova sot Bashkëshortes titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekje) për z.Ramazan Cara! 

Shpirti yt pushoftë në Paqe 🙏🏻