Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 29-vjeçare teksa ka qenë duke drejtuar mjetin e saj në afërsi të zonës “Kodra e Diellit” ka përfunduar në trotuar duke përplasur 3 persona.
Dy prej tyre u identifikuan si çifti Begzan e Valentina Hysa, ndërsa raportohet se burri ndodhet në gjendje të rëndë.
Fillimisht 29-vjeçarja u largua nga vendngjarja, por policia arriti ta ndalonte duke e arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit