Këngëtari dhe kantautori i njohur Bojken Lako është dënuar me 3 vite burg.
Lako është dënuar për ndërtimin paleje të disa dritareve (4) në një ndërtesë që kishte marrë me qira dhe që do ta kthente në studio muzikore.
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm” për qëllime fitimi.
Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Bojken Lako është dënuar me 3 vite shërbim prove dhe i duhet të paguajë gjobën prej 500 mijë lekësh (të vjetra) ndaj IKMT.