“Një jetë në shërbim të shtetit”, ish-koloneli Eqerem Shaka që sot jeton në Shtëpinë e të Moshuarve Kavajë i kërkon Erion Veliajt një banesë sociale në Tiranë!
Eqerem Shaka, ish- koloneli që zgjidhi incidenet me Serbine dhe Greqinë jeton sot në Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë.
Pavarësisht se ndihet Mirë me mënyrën si po e trajtojnë në këtë insitucion ai dëshiron të kthehet në Tiranë.
Eqeremi ka një thirrje të hapur për Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ku i kërkon atij një banesë sociale sipas ligjit.
Këtë kërkesë ai e ka bërë edhe gjatë intervistave në shtypin e shkruar por Ja ka thënë edhe Drejtorit të Shtëpisë së të moshuarve Sefer Dervishi Neritan Bajaziti i cili më pas e ka publikuar në Facebook- un e tij.
Mesazhi i Bajazitit:
Me xhaxhi Eqeremin, një kontribues i paçmuar i cili iu përkushtua misionit për zgjidhjen e incidenteve asokohe me fqinjet serbe dhe greke. Një jete në shërbim për Shtetin Shqiptar, Eqeremi është shpresëplote që kontributi i tij do të shpërblehet nga #LaliEri me nje banese sociale në Tiranë. #gjeneratëqëmeritonshumë#🇦🇱