Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë Rama se po e lë qëllimisht Kavajën pa institucione duke synuar zbrazjen e saj.
Meta e konsideroi rilindjen si sekt që vetëm ka grabitur bregdetin Kavajës me ligjin e investitorëve strategjikë si hajdutë.
Fjala e Plotë
Kam takuar shumë qyetarë të Kavajës që erdhën dhe më zunë dërën në kuptimin e mirë të fjalës se kjo është dera e tyre dhe shtëpia e tyrë.
Më tmerruan me ccfare më thanë. Kavaja që është pjesë e qarkut Tiranë, një nga qytetet më të mëdhaja dhë me tradita të vendit, me histori dhe me shumë kontribute për demokracinë, sot falë këtij sekti të papërgjegjshëm, mospërfillës dhe torturues rrezikon të ktheht në një katund të madh.
Pa hipotekë, pa gjykatë, pa prokurori, pa të gjitha institucionet. Që të vijnë qyetatrët e Kavajës në tiranë për të marrë certifikata dhe ndjekin procese administrative u duhet 2-3 orë.
Pse bëhet kjo?
E kishin të qarta Kavajasit se ata janë të mençëm.
Po të mos ishin të mençëm nuk kishin dalë të parët ata në këto punë apo jo?
Duan ta lodhin Kavajën, ta zbrazin Kavajën dhe zaptojnë Kavajën me ato investitorë strategjikë.
I keni parë ata investitorë strategjkë që ja marrin të gjithë bregdetin Kavajës.
Ata hajdutë.
Çfarë bë ky?
Njerës që kanë punuar tërë jetën në shqipëri, biznesmenë, sipërmarrës, familjarë e njerëz të rregull i lodh, i mundon, i detyron të falimentojnë të ikin. Dhe brenda natës me vendime me firmë shpik investitorë strategjikë.
U jep asetet, pronat e ushtrisë në mënyrë të paligjshme, jua fal se i ka të babait e mamasë ky.
U jep koncensione ky si ai i inceneratorëvë.
I takon Tiranës të jetë në krye të shëmbjes njëherë e përgjithmonë të kësja tiranie të korrupsionit, babëzisë mashtrimit dhe zhbërjes së shqipërisë dhe vlerave të saj./Kavaja.Net