Masakra e Çetinjës/ Dalin emrat e viktimave dhe të plagosurve të tragjedisë në Mal të Zi

Vuk Boriloviç është autori i masakrës së Çetinjës, i cili vrau 10 persona me armë gjahu, përfshirë dy fëmijë dhe dajën e tij, përpara se të ekzekutohej nga bashkëqytetari N. K., i cili qëlloi në drejtim të tij gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Boriloviç fillimisht i mori jetën 3 anëtarëve familjes Martinovic, nënës Natasha Pejović Martinovic, 35-vjeçe me profesion infermiere, si dhe dy fëmijëve të saj të mitur, 8 dhe 11-vjeç.

Më pas vrau kumbarin e familjes Martinoviç, Milan Mitroviç (37-vjeç), i cili shkoi drejt banesës pas telefonatës së kryefamiljarit Millosh Martinoviç që i kërkoi të shihte çfarë i kishte ndodhur gruas dhe fëmijëve të tij, por u gjend para breshërisë së plumbave.

mali i zi cetinje vrasje6

Gjithashtu autori vrau dajën e tij, Goran Gjurishiç (54-vjeç), i cili u përpoqën ta ndalonte që t’u marrë jetë njerëzve të pafajshëm.

Në të shtënat humbën jetën edhe çifti i të moshuarve Dimitrije Drecun (81-vjeç) dhe Danica Drecun (74-vjeçe), djali i tyre Rajko Drecun (56-vjeç), si dhe fqinjët  Danijela Radunoviç (51-vjeçe) dhe Aleksandra Radunoviç (52-vjeçe) .

mali i zi cetinje vrasje4

Ndërsa të plagosur mbetën gjashtë persona, dy prej të cilëve të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Cetinje dhe katër në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

U plagosën polici Ljubisha Maksimoviç (44-vjeç)  nga Podgorica, si dhe banorët e Cetinjes, Sllavicës Zvicer (66-vjeç),  Filip Gjurkoviç (33-vjeç),  Mileva Ramadanoviç (76-vjeçe) , Darinka Çelebiç (88-vjeçe)  dhe Aleksandar (32-vjeç).

Personat që janë shtruar në spitalin në Çetinje janë në gjendje qëndrueshme shëndetësore.

Ndërsa nga 4 personat që janë shtruar në QKKG, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas informacioneve të Pobjedës, bëhet fjalë për 33 vjeçarin Filip Gjurkoviç.

Vuk Borilović