PD rikthehet tek vota, Misir Kaja zgjidhet kryetari i demokratëvë në kryevidh

Partia Demokratike ka nisur përgatitjet e saj në terren për zgjedhjen e drejtuesve të degëve në çdo bashki. 
Por perpara se të votohet për kryetarët dhe anëtarësitë e dëgëve, procesi i votimit ka nisur për kryetarët e grupseksioneve. 
Sot, u zgjodh kryetari i demokratëve në Njësinë Administrative Kryevidh. 
Pas një procesi të hapur dhe me votë të lirë, Misir Kaja u zgjodh kreu i PD në kryevidh. Kaja është një nga themeluesit dhe kontribuesit ndër Vite të Partisë Demokratike në Kryevidh. Misiri është gjithashtu edhe profesorit Agron Kaja.
Ai pati si kundërshtar demokratin tjetër, Gridi Spaneshi. 
Procesi i zgjedhjes së kreut të PD në kryevidh u mbikqyr nga i Dërguari nga Tirana Keltis Kruja. 
Kruja njihet si një organizator i vjetër i procesve të tilla dhe fushatave elektorale. 
Ai gjithashtu njihet Edhe si një kritik i ashpër i ish- kryetarit Lulzim Basha një i besuar i ish- kryeministrit Sali Berisha. 
Kavaja.Net