Bashkia e Kavajës bën bilancin e zjarreve të verës, 4 vatra flakësh çdo ditë

Bashkia e Kavajës bën bilancin e zjarreve të verës, 4 vatra flakësh çdo ditë

Bashkia e Kavajës ka bërë publike numrin e vatrave të zjarrit nga 1 korriku ndërsa falenderon shërbimin zjarrfikës për punën e madhe.

Sipas një njoftimi të Kryetarit Redjan Krali për 40 ditë kanë rënë në territorin e Bashkisë Kavajë 150 vatra zjarri me nje mesatare 4 çdo ditë.

Mesazhi i Redjan Krali:

Temperaturat e larta 🌡️ të këtyre ditëve favorizojnë zjarret 🔥.

*Mbi 150 ka qenë numri i tyre nga Korriku deri më tani, por falë Forcave Zjarrfikëse 🧑🏼‍🚒👨🏻‍🚒 çdo gjë ka qenë nën kontroll duke mos shkaktuar fatmirësisht as viktima e as dëme materiale.

Ju bëjmë thirrje për të qenë të kujdesshëm dhe për çdo rast të telefononi menjëherë në nr; 128 ☎️ 🚒 #BashkiaKavajë

Kavaja.Net