Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij. Ka qenë xhaxhai i tij, Faik Martinaj i cili i ka thënë uniformave blu se prej tre ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt me të afërmin e tyre.
Por kush është parë për herë të fundit Ervis Martinaj
Ai besohet se ka qenë në qytetin e Laçit më 18 Korrik, në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të kushëririt të tij Brilant Martinaj i cili u ekzekutua bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në masakrën e Fushë Krujës.
Sipas ABC, makina “Toyota Land Cruiser” e blinduar, me të cilin lëvizte Ervis Martinaj, ka shoqëruar të gjithë ceremoninë mortore.
Me të njëjtën makinë, lëvizte edhe Ylli Ibrahimi, i cili njihet si krahu i djathtë i Vis Martinajt, bashkë me Klisman Preçin që u vra në atentat pak ditë pas masakrës së Fushë Krujës.
Zbulohet SMS E MARTINAJT
Zbardhen detaje nga kallëzimi që ka bërë në Drejtorinë e Policisë së qarkut Lezhë xhaxhai i Ervis Martinajt.
Në kallëzimin e bërë nga familjarët e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai.
Sipas gazetares së “News 24” Klodian Lala, një SMS ku ai në momentet e fundit shpreh një shqetësim ku shprehet: “Kujdes se do ketë kontrolle”.
”Ata pretendojne se nga informacionet qe kane marre nga miqte e Martinajt qe nuk i identifikojne me emer kane mesuar se ai ka humbur cdo kontakt dhe jane te shqetesuar per fatin e tij.
Ka dhe një mesazh që persona që shoqëroheshin me Ervis Martinaj ia kanë treguar të afërmve të tij, ku thotë ‘kini kujdes se do ketë kontrolle’. Jo një komunikim i drejtpërdrejt, por përmes personazheve me të cilët shoqërohej”.
Policia po heton nëse ka një inskenim nga ana e Martinajt apo vërtet mund t’i ketë ndodhur diçka.
Burimet policore kanë konfirmuar se kanë ngritur një grup të posacëm për të kuptuar çfarë ka ndodhur.
Por kush është Ervis Martinaj
Emri i tij është lakuar shpesh për ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura në vendin tonë. Ai ishte i pranishëm në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ku mbeti i vrarë shoku i tij Fabiol Gaxha. Merviol Billo nxori armën duke qëlluar për vdekje në drejtim të Gaxhës, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe vetë Martinaj.
Pak muaj më parë, emri i Martinajt doli në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani i cili u tha hetuesve se kishte marrë një porosi nga ana e tij për të vrarë Endrit Doklen në këmbim të një shume të majme që kapte vlerën e 500 mijë eurove.
Disa javë më parë, Martinajt i ekzekutuan kushëririn Brilant Martinaj në një atentat mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. 22-vjeçari u vra bashkë me dy miqtë e tij Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën. Autorët qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tyre, ndërsa automjeti ku po udhëtonin tre viktimat u shkrumbua nga flakët.
Çfarë dëshmoi Nuredin Dumani për porosinë që mori prej tij për ‘kokën’ e Endrit Dokles
Në dosjen hetimore të SPAK, në lidhje me krimet ku është përfshirë Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.
Laçiani i shumëlakuar prej vitesh si një prej personave me rrezikshmëri të lartë, është shpallur në kërkim.
Ai është pjesë e rëndësishme në rrëfimin e Nuredin Dumanit. Në dosjen e plotë hetimore që disponon gazeta “Panorama”, bëhet me dije se ndër të tjera, Martinaj ka qenë i interesuar posaçërisht për vrasjen e Endrit Dokles, ish-anëtarit të bandës së Durrësit, më vonë rival i përbetuar i Lulzim Berishës. Dokle la qelinë në vitin 2020.
Ndonëse ndaj tij ekzistonin akuzat për disa vrasje, ai mundi të fitonte lirinë.
Sipas Dumanit, Ervis Martinaj ka ofruar për “kokën e tij” plot 500 mijë euro, por vrasja nuk u realizua dot. Në kërkim të prangosjes së Martinajt u nis RENEA dhe FNSH-ja.
Uushtruan dy kontrolle në banesë dhe në një hotel në Milot, vend në të cilin Policia kishte informacion që qëndronte. Në një dhomë hoteli u gjetën dy armë dhe disa sende që përdoren nga Policia, po jo Martinaj!