Meta paralajmëron Ramën: Shumë shpejt e vërteta do t’i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave


Presidenti Ilir Meta ka reaguar serish, ndersa ka paralajmeruar Ramen se shume shpejt do i dale e verteta ne shesh.

REAGIMI

Shumë shpejt e vërteta do t’i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave. 🇦🇱

Më herët presindeti Meta Lajmëroi një konferencë për mediat.

Teksa PS po mban aktualisht Kongresin, vjen një reagim nga Presidenti Ilir Meta. 

REAGIMI I METES
Të dashur qytetarë,
Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje.
Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook.