Demir Karriqi, qendermbrojtesi me klas “extra” i Besës

Sektori i Sporteve, Bashkia Kavajë

Demir Karriqi, qendermbrojtesi me klas “extra” i Besës

Figura sportive e DEMIR KARRIQIT meriton nje respekt te vecante. Piksepari sepse eshte nje autokton (lindur ne Kavaje me 1919) qe dha gjithcka per Besen e Kavajes. Jeta, sidomos ajo rinore, i kaloi me shume fushave te furtbollit. Ishte nje lojtar (qendermbrojtes) i rrallle per energjite dhe sakrificat e pakursyera ne fushen e lojes. Me nje shtat te derdhur, e “lexonte” manovren ne fushen e lojes si me magji. Kundershtaret i mbulonte edhe me nje veshtrim e padiskutim me nuancen e jashtezakonshme te dublimit duke mbyllur cdo hapesire ne prapavije.

Ne kete sektor thuajse qe nje “dirigjent” ne llojin e tij, pasi katershja e mbrojtjes kavajase e kuptonte me “kod” mjeshtrine e DEMIR KARRIQIT kur i duhej te kishte pune nga presioni i sulmuesve kundershtare, sado te afte e te rrezikshem te ishin ata. Me kete stil, u be nje nga qendermbrojtesit me te mire ne vitet 1936-1955.

Per afro dy dekada kariere luajti shume ndeshje te kampionatit Elitar dhe kupes se Shqiperise, takime nderkombetare. Demiri u thirr madje edhe me Kombetaren, fillimisht ate “B” e pastaj te madhen. Por si shume lojtare qe vinin nga ekipet e rretheve, me sakte qyteteve te vogla si Kavaja ( e cila fatkeqsisht nuk quhej as qytet por lokalitet), Demiri KARRIQI u detyrua te shihte punen e tij vetem te Besa per te shpalosur kontributin madheshtor dhene gjithcka per fanelen verdhezi.

Madje jo vetem si futbollist. Pas karieres punoi si trainer. Ishte nder ata qe kurre nuk lodheshin. Por dha nje kontribut spikates edhe si drejtues (shef klubi), per disa vite ne krye te SK.Beses qe e donte me shpirt.
DEMIR KARRIQI ka te vecanten se i ka perjetuar te dyja epokat para e pas clirimit.

Ne karieren e tij te gjate e te sukssesshme Demiri eshte nderuar me titujt e larte “Mjeshter i Merituar i Sportit” pasi punoi pa u kursyer per evidentimin e zhvillimin e tipareve me te mira te tradites se vyer te Beses. Perkrah emrave simbol si Vasip Alushi, Qamil Teliti, Alush Merhori, Sali Duka, Vaid Cara, Fiqret Livbohova, Zini Gjinali, Qemal Vogli, Riza Damarja, etj. edhe DEMIR KARRIQI futet tek ata futbolliste bio kavajas qe kane shkruar historine e pasur te vlerave sportive duke u bere per brezat e mevonshem.

Familja KARRIQI dhe farefisi i tij do te sherbenin ne periudha te tjera po me kete zell si Demiri, ne futbollin kavajas. Ali Karriqi, ishte nje mbrojtes krahu i lindur. Jo vetem te Besa por dhe nga nje pervoje tre vjecare me Pogradecin, ne anen e djathte, Aliu ndonese shtashkurter i bente “zap” sulmuesit e majte (sallakesit).

Kundershtareve u duhej te benin mrekullira qe te kapercenin “murin” e tij. Tjeter gje ishte “As”-i, MUHARREM KARRIQI. Krejt unikal me klasin e tij, sepse eshte pak mbase ta quash legjenden e top-kembes te Besa e Kavajes dhe Partizani (ne kohen e sherbimit ushtarak).

AGRON KARRIQI, djali i Demirit qe eci pa ndryshuar “kurs” ishte qendermbrojtes si babai i tij, madje shumekush ja pati vene emrin duke e krahasuar me nje lloj “Bekenmbauri ne miniature”. Edhe Masari e Qazimi (dy djemte e tjere) luajten deri te niveli i skuadres se Shpresave U-21, sepse per te vijuar me shume, duhej te mposhtje konkurencen e madhe me plot talente te tjere qe i sherbenin futbollit kavajas.

Demiri mund ti mbante ne skuader se kishte aq influence, por ai kurre nuk deshironte qe ata te rrinin aty me “mik”. Duhet thene shkoqur se megjithate tre djemte futbolliste te Demir Karriqit, paten te perbashkten se arriten te mbanin veshur e mbronin me shume dinjitet ngjyrat e faneles verdhezi te Beses se Kavajes, qe perfaqesonte nje simbolike te gjere aspiratash per rinine e Kavajes ne vitet e dekadat e shkuara.

DEMIR KARRIQI duke qene se perfaqesonte nje familje me shume pjestare, konkretisht 5 (pese) djem: Masari e Qazimi qe per fat te keq nuk jetojne me, si dhe Luani, Naimi e Agroni qe pati i vetmi fatin te pasonte babane e tij Demirin si futbollist, si dhe 2 (dy) vajzave Zinie dhe Lavdije, DEMIR KARRIQI e ndjente fort se kishte te tjera pergjegjesi mbi shpatulla. Arriti sipas edhe ambicies e pasionit qe kishin femiojet e tij qe disa prej tyre ti arsimonte ne Univesitetet e vendit.

Keshtu Masari (inxhinier), Luani e Naimi (si ekonomiste), etj. Kane patur ne jete mundesine te punojne e japin kontribute per qytetin e Kavajes si Inxhiniere, ekonomiste, e profesioniste ne sektore te tjere. Dallon nje periudhe e viteve te para te Demokracise fakti kur Naim Karriqi drejtoi per nje mandat Keshillin e Rrethit Kavaje si Kryetar i saj, duke qene ky nje element nderimi per familjen Karriqi edhe nga ky pozicion.

Paralelisht me kontributet e medha ne sport, Demiri pati aftesine dhe zotesine qe nuk u shkeput edhe nga zanati i rrobaqepesise e me vone dhe tregetarit duke i respektuar e dhene bashkeqytetareve te tij kavajas shumecka nga nderimi e respekti i ndersjellte. Deri artehere kur mosha e vitet do fillonin pak e nga pak te linin pasoja edhe tek shendeti i tij. Ishte momenti kur kishte degjuar “krisjet” e para qe erdhem duke u renduar deri sa ndrroi jete me 1 gusht 2003 ne moshen 84 vjecare. I percjelle me nderim te madh nga te gjithe miqte e futbolldashesit kavajas per ne banesen e perjetshme.

Ne arkiven personale si gazetar e komentator i Beses, nga viti 1978 e gjer me sot, kujtoj qe pikerisht nje vit pas vdekjes, organizuam ne Kavaje turneun e grupmoshave “U-13” deri “U-15”, te quajtur “Kupa DEMIR KARRIQI”, nga 07-21 korrik 2004, me 9 skuadra pjesmarrese. Pikerisht ne kete turne ndeshjet e te cilit u luajten edhe ne fushen e vjeter sportive te Kavajes edhe ne ate te Synejit, me shume kembengulje une realizova nje flete-palosje te posacme (me 6 faqe, para – prapa) me tekst e foto qe kane mbetur eshe sot nje “GAZETE SIMBOLIKE” per jeten e Demir Karriqit. U shtyp kjo fletepalosje ne ish-shtypshkronjen “Gutenberg” qe e drejtonte dhendrri i Demir Karriqit, z. Ismet Ferizaj, ish-deputet edhe i Kuvendit te Republikes se Shqiperise.

Pata fatin te intervistoja disa personalitete te futbollit kavajas qe vinin e ndiqnin takimet ne respekt te figures se Xha Demirit. Po i rikthej te fresketa deklarimet e tyre, shkeputur nga kjo fletepalosje e 18 viteve me pare:

ALUSH MERHORI (Bashkekohes): Demir Karriqi eshte nder figurat e shquara te Beses se Kavajes. Nje futbollist i shkelqyer me vlera te jashtezakonshme. Me nje kariere te gjate. Drejtues Klubi dhe organizator i palodjhur ne vitet qe ka punuar te SK.Besa te cilen e adhuronte aq shume, duke mos u shkeputur kurre ndonjehere prej saj. Vyrtytet me te mira sportive te Demirit i trasheguan edhe femijet e tij. Ku vecanerisht njeri prej djemeve (AGRONI), diti ti ruante, personte e conte madje me perpara gjurmet sportive te babait te tij Demir Karriqi, njeriu shembullor per nga kultura familjare e qytetare.

SHKELQIM VERDHA (Intelektual): Une i perkas nje brezi qe vetem kam degjuar se sa shume Demir Karriqi ka dhene te Besa e Kavajes. Ky futbollist, ky Mjeshter i Madh e them me bindje se duhet te ishte vleresuar edhe me shume nga instancat sportive dhe jo vetem. Peben veprimtaria e tij nje shembull te bukur frymezimi dhe nitjeje per te gjithe brezat e sotem e te neserm te futbollit kavajas.

SELIM dhe ESAT GJOCI (Vellezer futbolliste): Kemi mesuar shume nga xha Dem,iri. Si mbrojtes ishte “hermetik”, i pakalueshem, shtatlarte dhe energjik, i forte ne dyluftimet me koke e me kembe, prej disa vitesh edhe kapiten i Beses. Jepte nje shembull te madh me pasionin absolut qe pasqyronte ne stervitje e ne ndeshje.

DURIM SHTINI (Ish-futbollist): Jeta e lojtareve te tille si Demir Karriqi eshte e gdhendur perjetesisht ne tradfiten dhe historine e Kavajes futboldashese. Kam luajtur ne nje periudhe me Agronin, djalin e mjeshtrit Demir Karriqi, qe eshte dhe Ai padiskutim personifikues po aq i zellshem dhe pasionant per ruajtjen e vlerave dhe traditave te medha sportive qe perfaqesojne Karriqet ne Kavaje, sikurse dhe plot familje te tjera.

RIFAT KULI (Sportdashes): Te respektosh figura te tilla eshte mese domosdoshmeri. Kavaja me emra te tille legjende si Demir Karriqi e dhjetra te tjere duhet te krenohet ne historine e shkruar shume denjesisht ne futbollin shqiptar aq sa nuk i falet te kaloje situata te veshtira sa momentalisht.

FERIZ FERIZAJ (Gazetar): Ne rolin e gazetarit sportiv me familjen e Demir Karriqit me lidhin edhe disa raporte familjare. Sinqerisht e vleresoj nismen e ndermare nga Sektori i Sporteve ne Bashkine Kavaje si dhe kolegun tim z. Fatmir Efica, per ti dhene dimensionin qe meriton personazheve te shquar te futbollit kavajas, per te percjelle mesazhin e duhur dhe te brezat e tanishem e te neserm per kete histori te madhe qe ka ne futbollin shqiptar “Besa” e Kavajes.

Pergatiti( Fatmir Efica )