Rama sulmon SPAK: Arrestojnë një grua për 10 kg peshk, e të vdekurit e vrarë nga politikanë me emër e mbiemër, rrotullohen në varr

Për herë të parë Edi Rama ka sulmuar SPAK. Kryeministri i vendit u shpreh sot gjatë fjalës së tij është shumë e çuditshme burgosja e një gruaje për një arkë peshk, ndërkohë që sipas tij, të vdekurit dhe të vrarët nga politikanë që kanë emra e mbiemra thotë Rama, rrotullohen në varr në kërkim të drejtësisë.

“Epo kthehem tani tek ajo burg për një arkë peshk, për një punësim që edhe nuk u bë,  çfarë dreqin bëhet kështu ndërkohë që janë me dhjetëra e dhjetëra të vdekurit nga politikanët që kanë emër dhe mbiemra që rrotullohen ende në varr në kërkim të drejtësisë pa llogaritur vjedhje kolosale që tani vetëm SPAK nuk i di.

Burgoset një grua për 10 kile peshk dhe çudia e çudive është se ndërkohe që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet e partive të tjera, për këdo zyrat sot, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet”, tha ai.