Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Luz të Vogël në qytetin e Kavajës.
Burime zyrtarë të policisë bëjnë të ditur se është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës, 75-vjeçarja L. X.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se gruaja është vetëhedhur në pus. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes