Nga: Dashnor Karaboja
Kulturen e mbartjes se pergjegjesise, fajit dhe ndergjegjesimit e kemi zero, ndersa ate te evidentimit, fajesimit dhe sharjes e kemi 100%.
Me ardhjen e refugjateve keto dite, verehen dy fenomene: mungese thjeshtesie ne sjellje dhe veprim si dhe coroditje parkimi.
Kete e shoh perdite para zyres sime, ku refugjate te ndryshem parkojne dhe ndalojne si mos me keq (aktualisht para zyres time kam 4 makina me targa te huaja, te parkuara gabim), duke shkaktuar varg te madh trafiku dhe coroditje, dhe posa policia vjen, iu pergjigjen: po heme vlla se sapo ndalova 1 minute, dhe vazhdojne e shajne policin nen dhembe (me duket se italisht).
Pastaj, po keta refugjate ne kafe apo ne biseda shtepiake shajne vendin Shqiperi: nuk behet ky vend, trafiku madh, njerezit parkojne sipas qejfit, shteti keshtu e bashkia keshtu, etj etj etj.
Nderkohe, nese keta refugjate do te silleshin dhe parkonin sikurse ne Itali apo gjetke, jam mese i sigurte qe nuk do kishim keto lloj trafiku dhe problemi.
Patjeter shteti dhe bashkia kane fajin e vet ne kete mes, por pasi ne te marim persiper fajin tone.