Ndryshimet në statutin e PS, Rama zbulon shtimin e tre sekretariateve të reja, ja emrat që do i përfaqësojnë

Në Kongresin e Partisë Socialiste, të mbajtur të shtunën e 9 prillit, u shtuan edhe tre sekretariate të reja. 

Rama, bëri publike emrat e sekretarëve të rinj të PS dhe tregoi rolin e veçantë që ato do të kenë.

Eridjan Salianji, që ka mbrojtur Partinë Socialiste në betejat ligjore në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor, është emëruar Sekretar Ekzekutiv. 

Deputetja Blerina Gjylameti është emëruar Sekretare për Organizimin dhe Lart Duraj, Sekretar për Emigracionin. Sipas Sekretarit Organizativ të PS, Blendi Klosi, sekretariati i drejtuar tanimë nga Duraj do të ketë një rol shumë të veçantë për shqiptarët e diasporës.