Protesta për vrasjen e Jonadës, qytetarët lyejnë muret e Ministrisë së Brendshme me bojë të kuqe, simbol i gjakut të 7-vjeçares

Sot në Tiranë po mbahet protesta për të kërkuar drejtësi për vogëlushen 7-vjeçare e cila u vra në Potam të Himarës pak ditë më parë.

Në shenjë proteste ato kanë lyer muret e ministrisë me bojë të kuqe, që sipas tyre simbolizon gjakun e Jonadës.

Kjo është protesta e dytë e organizuar nga shoqëria civile dhe qytetarët, ku kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, ministrit Bledi Çuçi, ministres Kumbaro dhe drejtorit të Policisë Gledis Nano.