Organizimi dhe ristrukturimi i degës së PD, ishte axhenda e takimit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dega Kavajë!
Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri teksa bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhjet për kryetarin e degës në 17 Prill, ftoi të rinjtë të jenë promotorë të bashkimit të demokratëve për ta rikthyer Partinë Demokratike fituese në betejën e afërt zgjedhore.
Kryetari në detyrë Arnold Kariqi njoftoi edhe përgatitjen e strukturës së FRPD për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së të rinjve të Kavajës!
Pjesëmarrja e rinisë në politikë përfaqëson treguesin më sinjifikativ të edukimit qytetar, të demokracisë pjesëmarrëse e përgjegjësisë qytetare, të së ardhmes së demokracisë dhe Shqipërisë.
Ndër të tjera, bashkimi ishte i vetmi refren i çelësit të fitores dhe rikthimit të PD-së në piedestalin e merituar!
Më të bashkuar, Më të fortë, Më të hapur!
Partia Demokratike e Shqipërisë✌🏻
(Njoftim nga zyra e shtypit të PD)