Duket se deputetja e Partisë Demokratike e ka krijuar tashmë look-un e saj perfekt, që përgjithësisht është me fundet deri tek kyçi i këmbës.
Kombinimet e Gridës janë shndërruar tashmë në një trend edhe për koleget e saj, por mund të themi se ky stil e identifikon më së miri deputeten.
Edhe pse është verë dhe temperaturat janë të larta, Duma ka zgjedhur që fundin e verdhë ta veshë me një jelek ngjyrë mustardë e si për të respektuar institucionin e Kuvendit, ajo ka veshur sipër edhe një xhaketë të bardhë.
Me çantën nude dhe me syzet e diellit ajo ka plotësuar pamjen e saj, që më shumë sesa një deputete ngjason me një ‘guru’ mode. Tashmë që sesioni parlamentar është mbyllur mund të themi me plot gojën që ajo mban postin e deputetes të veshur më bukur në gjithë vitin parlamentar.