Policia ka arrestuar një shtetas me banim në Kavajë pasi ishte dënuar nga Gjykata për Prostitucion dhe pengmarrje.
Nga operacioni “Streha” është arrestuar 36 vjeçari Klodian Lila pasi në 2019 ai ka marrë mjetin e tij një shtetase dhe ka kryer mardhenie pa deshiren e saj kundrejt Pagesës.
Lila eshtë dënuar me 3 Vite burg nga gjykata per heqje të lirisë dhe prostitucion.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Shefqet Musarai”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Klodian Lila, 36 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prostitucioni”.
Në korrik të vitit 2019, ky shtetas ka marrë në automjetin e tij një shtetase, pa dëshirën e saj, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
VIDEO