Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e ‘arrestit me burg’ për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, të cilët akuzohen se kanë futur që prej 23 korrikut në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.
Të arrestuarit, Falmur Alia dhe Nuri Xheka, kanë dalë para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë mbetet në kërkim administratori i peshkarexhës, Alban Malindi.
Alban Malindi është vëllai i biznesmenit Gentian Malindi që është në kërkim pasi dyshohet si pritësi i 137 kilogramëve kokainë që u bllokua në Portin e Durrës në vitin 2019.
Të dy janë djemtë e avokatit, Ilir Malindi.
Në dëshminë e tij, kapiteni Flamur Aliu ka sqaruar se nafta nuk është blerë me qëllim kontrabandën, por sepse rezervat e anijes kishin përfunduar dhe u duhej për t’u kthyer në Shqipëri. Ai ka shtuar se gjithë jetën ka punuar me ndershmëri dhe nuk e ka shkelur ligjin.
Kapiteni Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka u arrestuan dy ditë më parë, 4 gusht.
Kapiteni dhe mekaniku kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.
Peshkarexha u fut në det për të marrë një sasi prej 80 mijë litra naftë kontrabandë, ndërkohë që ishte i fikur dhe GSP-i.