Policia Bashkiake e Kavajës ndërmori sot një aksion për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e plazhit në Golem.
Në përfundim, për shkak se nuk plotëson kushtet e vendosur Bashkia e Kavajës vendosi mbylljen e 4 zonave të plazhit dhe vendosi disa gjoba.
Në këto zona mungonin rojet e plazhit.
Reagimi i Bashkisë Kavajë vjen pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku nga goditja me gomone që drejtohej nga një shef policie gjeti vdekjen një vajzë 7-vjeçare, e cila luante në breg të detit.
Pas aksionit të Policisë Bashkiake të Kavajës vetë Kryetari Redjan Krali shkruan në Facebook se: “Sezon të pastër dhe të sigurtë për çdo pushues; ka qenë prioriteti i punës tonë të përditshme në të gjithë vijën bregdetare. ➡️4 plazhe të bllokuara dhe disa subjekte të gjobitura për mangësi të rojeve bregdetare dhe elementëve të tjerë që garantojë sigurinë për çdo turist.
Policia Bashkiake dhe të gjitha njësitë e angazhuara në terren janë vazhdimisht në shërbim 💪🏻. Me Prefektin e Qarkut z.Afrim Qëndro ju bashkuam grupeve të punës për një kontroll nga afër të masave të marra. #EjaNëKavajë❤️“.
Prefekti i Tiranës Afrim Qendro shkruan se: “4 plazhe të bllokuara dhe disa subjekte të gjobitura në Kavajë nga policia bashkiake pasi subjektet që i kishin në përdorim nuk kishin plotësuar detyrimet ligjore për roje bregdetare dhe elementë të tjerë sigurie të domosdoshëm. Me tolerancë zero ndaj kujtdo garantojmë pushuesit që frekuentojnë këto hapësira dhe parandalojmë ngjarje potenciale me pasojë në jetë njerëzish. Më mirë një plazh më pak sesa një plazh i pasigurt e jashtë çdo standardi. Jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e Kavajës e Rrogozhinës që kanë vijë bregdetare në territorin e tyre të monitorojnë rreptësisht situatën në secilin plazh”./Kavaja.Net