Në zbatim të Udhëzimit të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, vijon procesi për riorganizimin e strukturave të PD në çdo degë të Shqipërisë.
Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka nisur përgatitjet e saj në terren për zgjedhjen e drejtuesve të saj në të gjithë bashkinë.
Në qytet ka nisur procesi i zgjedhjes së kryetarëve të grupseksioneve për të zgjedhur më pas edhe kryetarin e PD së Kavajës.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur që zgjedhjet për kryetar do mbahen të dielën e 17 Prillit.
Por çdo kandidat që dëshiron të zgjidhet kreu i PD, duhet të paraqesë dokumentat e nevojshme deri në 10 Prill.
Njoftimi i Degës së PD Kavajë
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike dega Kavajë, në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 dhe Nr. 5/1 të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, vijon procesi për riorganizimin e strukturave të PD në çdo degë të Shqipërisë.
Konkretisht:
– Kryetar i PD Kavajë (paraqitja e dokumentacionit për kandidim deri më 10 Prill);
– Anëtar Kryesie dhe Delegat në Kuvendin Kombëtar (paraqitja e dokumentacionit deri më 22 Prill).
KRYETARI I DEGËS SË PD NË KAVAJË, ZGJIDHET TË DIELËN E 17 PRILLIT!
Partia Demokratike dega Kavajë, ju fton të bëheni pjesë e #Ndryshimit!
Për çdo informacion, mund të kontaktoni me funksionarët/strukturat e partisë në terren. Gjithashtu selia e PD mbetet në dispozicionin tuaj çdo ditë nga ora 16:00-18:30!
Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur✌🏻
Ju faleminderit!
🔹Partia Demokratike dega Kavajë🔹