(Emri) Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Kavajë, zbulohet identiteti i viktimës së dytë

Rëndohet bilanci i aksidetit tragjik në Kavajë ku është shënuar edhe viktima e dytë.

Sipas burimve të Kavaja.Net ai është i riu nga Seneballaj e Rrogozhinës, Festim Meçja.

Meçja ishte duke udhëtuar me shokun e tij Ndriçim Dervishi, rreth 32 vjeç, që udhëtonin një mjet tip “Benz” e cila u bë copë nga kamioni në aksin Kavajë-Rrogozhinë.

Aksidenti ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”. Kavaja.Net