Aksident në Kavajë- Rrogozhinë, “Benzi” përfundon poshtë kamionit, dyshohet për dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Kavajë pranë zonës së quajtur “Bishti i Zhurit”.

Kavaja.Net mëson se një makinë tip “Benz Mercedes” me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin, teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Nga pamjet ne vendin e ngjarjes duket automjeti që ka përfunduar poshtë makinës së tonazhit të rëndë.

Sipas policisë dyshohet se nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën dy persona.