Kryetari i Partisë Demokratike Kavajë Hysen Kadiu ka reaguar sot pasi qeveria vendosi të marrë zyrtarisht nën administrim Bashkinë e Kavajës dhe shpallë konkursin për zgjedhjen e Administratorit të ri.
Kadiu thotë se kjo krizë u shkaktua nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni galopant dhe nga Shtatori qe nga shtatori do drejtohet nga një administrator dhe jo i zgjedhur nga qytetarët.
Mesazhi i Hysen Kadiut
📌Partia Demokratike Kavajë prej kohesh ka denoncuar keqmenaxhimin dhe korrupsionin galopant në Bashkinë e qytetit, si shkaktarin kryesor për të cilën Bashkia Kavajë, sot, ndodhet në probleme serioze financiare dhe kemi bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e masave konkrete dhe të shpejta për shmangien e falimentit, por të zhytur në arrogancën e pushtetit nuk i’a vunë veshin paralajmërimeve tona. 🆘
👉Kryetari i Bashkisë Kavajë kishte detyrim të dorëzonte, deri më datë 15 korrik, një plan masash për nxjerrjen e institucionit nga kriza që kishte shkaktuar, por i paaftë për të menaxhuar situatën e krijuar, vendosi dhe njëherë ta linte në rënie të lirë. 📈
Për pasojë, pas shtatorit, Bashkia Kavajë do të mbesë pa Kryetar Bashkie dhe në vend të tij qeveria do të emërojë një Administrator me qëllim zgjidhjen e krizës “Krali”. 👈
➡️Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe në një Bashki ku të ardhurat, ndonëse të shumta, nuk mbulojnë dot shpenzimet, apo ku detyrimet shënojnë 91.23% të shpenzimeve faktike dhe vazhdohet me tendera sikur nuk ka ndodhur asgjë. 📊
👆Nuk mund të shmangej kriza kur tenderon kryetari i Bashkisë së falimentuar, i cili në vend që të vlerësojë ofertën më të vogël, nxjerr kritere të panevojshme për të favorizuar miqtë e tij të tavolinave dhe për të kënaqur epshet e xhepat e sekserëve të shumtë që e rrethojnë dhe për pasojë rrezikohet pagesa e pagave të punonjësve. ⛔️
👉Për hir të së vërtetës, ky kryebashkiak, do të mbesë gjatë në memorjen historike të qytetit. Kokëulur do të kujtohet si kryetari i vetëm që u emërua nga partia dhe u largua nga qeveria për paaftësi në menaxhimin e krizës që shkaktoi! ❌
Por siç thotë dhe populli ynë i mençur, çdo e keqe e ka një të mirë!🤞Partia Demokratike Kavajë ka gati planin, njerëzit e duhur, resurset dhe lidershipin për t’i rikthyer Bashkinë qytetarëve të saj. Ne do të marrim masa të menjëhershme për zgjidhjen e krizës “Krali”, 👈vënien në vijë të financave publike, anullimin e tenderave korruptiv dhe çinstalimin e rrjetit të frikshëm të korrupsionit 💶 që qarkullon sot në Bashki. 🏢
📍Partia Demokratike fton të gjithë qytetarët dhe intelektualët e ndershëm Kavajas të aplikojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë së qytetit të tyre.
Kavaja ka nevojë për ju! 🫵