Legalizimi i kanabisit, Dhurata Çupi: Në kulmin e krizës ekonomike Rama tallet me shqiptarët. Maqedonia e Veriut dështoi

Idenë e Kryeministrit Edi Rama për të legalizuar kanabisin, për qëllime mjekësore, nën/kryetarja e komisionit të ligjeve Dhurata Çupi e sheh si tallje me shqiptarët, në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike. 

“Në kulmin e varfërisë Rama ushqen shqiptarët me propaganda, me shpresë të pashpresë”, tha Çupi

Deputetja e PD-së, solli si shembull Maqedoninë e Veriut, një vend i cili e ka legalizuar kanabisin, por që sipas saj ka dështuar të përfitojë nga kjo politikë.

Dhurata Çupi e cilëson procesin e Këshillimit Kombëtar, një sjellje hileqare të Ramës, dhe që ka si qëllim, t’i hedhë fajin popullit nëse do të dështojë.

Në kongresin e Partisë Socialiste Rama shkoi më tej, kur hodhi idenë që vitin tjetër shqiptarët të pyeten nëse duhet legalizuar kanabisi për përdorim vetjak apo jo.