Vdekja e 7-vjeçares në Himarë/ Çuçi e “kalon” vetëm me reagimin e Ramës! Kumbaro shkruan një ditë pas ngjarjes! Ministrja e Fëmijëve, hesht

Ngjarja tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja në Himarë pasi u godit me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Kjo ka sjellë reagime të shumta nga politikanë, aktivistë e gazetarë, ku përgjegjësinë kryesore, ia faturojnë pushtetit për shkak të mungesës së sigurisë publike në plazhe dhe monitorimin e bregdetit nga “skafet vrasëse”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në postimet e tij, krahas thirrjes për vendosjen e drejtësisë, u është kthyer me tone të ashpra dhe të gjithë atyre që kanë reaguar për ngjarjen duke i konsideruar “vampirë politikë”.

rama

Postimi i Edi Ramës

Pas ngjarjes, është kërkuar menjëherë dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro. Së pari, Çuçi është përgjegjës për sigurinë kufitare, ndërsa Kumbaro, përgjegjëse për shkak se ngjarja e rëndë u shënua në një prej atraksioneve turistike në vend, si dhe të faktit që mjetet lundruese, licensohen nga dikasteri i saj.

Por Bledi Çuçi nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me humbjen e jetës së 7-vjeçares. Të paktën në të 3 profilet zyrtare në rrjete sociale, siç reagojnë të gjithë politikanët, Ministri i Brendshëm e “kalon në heshtje”.

Vetëm në profilin e tij në Twitter, Çuçi ka për “repost” statusin e kryeministrit Edi Rama, një praktikë që ndiqet thuajse nga të gjithë ministrat. Reagime ka pasur nga Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por asnjë mesazh për familjarët e vogëlushes.

32

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar me vonesë. Një ditë pas ngjarjes, vetëm në orën 20:19 ajo shkruan në profilin e saj në Twitter, një engjëll humbi jetën e saj për shkak të marrëzisë së një personi që theu ligjin.

mirelatwitter

asdg

Në këtë moment, kujtojmë se në kabinetin “Rama 3”, është dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Edhe pse kur në Parlament erdhën një grup fëmijësh, Muzhaqi i priti me dashamirësi duke i thënë se është “ministrja e kalamajve”, ajo nuk ka bërë reagim në asnjë prej 3 profileve të saj zyrtare në rrjetet sociale për humbjen e vogëlushes Jonada.

boramuzhaqiinstagramboramuzhaqitwitter

Marre Nga Panorama.al