Një makinë shpërthen në flakë në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, ja dyshimet e para

Një automjet ka shpërthyer në flakë në ecje në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Incidenti në fjalë ka paralizuar trafikun në njërin sens të lëvizjes në këtë nyje të rëndësishme rrugore të vendit


Ndërkohë dyshimet e para janë se makina ka qenë e pajisur me një impiant gazi, ç’ka mund të ketë shkaktuar edhe shpërthimin.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga mjeti duke shmangur një tragjedi të mundshme.