Imami Dashnor Karaboja “thyen heshtjen”: Politika, faktori që ka sjellë fatkeqsi dhe shpopullimin e Shqipërisë

Nga: Dashnor Karaboja

“Dy fjale karshi qendrimeve politike”
(shpresoj ta lexoni para pelqimit ose mospelqimit)

Nuk ka dyshim, ne kendveshtrimin tim personal, se faktori qe i ka sjelle fatkeqesite, prapshtite, zullumet, vjedhjet, braktisjen dhe gjithe te keqiat ketij vendi ne te gjithe historine e tij, eshte faktori politik (para dhe akoma me shume pas viteve 90).

Sot, te presesh permiresim dhe ndryshim te gjendjes se vendit nga Berisha 1 dhe 2 (nese vjen ne pushtet), nga Rama 3 apo 4 (nese e mer akoma), nga Meta, nga Basha apo nga Veliaj dhe shoket e tyre, eshte si te pretendosh qe pas Profetit Muhamed (alejhi selam) do te kete profet tjeter apo si te shpresosh qe do te te ringjalle doktori pas vdekjes.

Ne kete aspekt, politika prej nesh meriton urrejtje dhe opinionin me te keq te mundeshem, sidomos pas braktisjes masive te viteve te fundit, per shkak te politikave dhe jo fukarallekut, mirepo ajo qe na step here pas here eshte vetem fakti qe ne te gjitha kahet politike kemi miq, shoke dhe njerez te njohur, prej te cileve politika mer vlere prej tyre dhe jo ata prej politikes.

Kemi miq dhe shoke pozitive prej te cileve shpresohet qe ata te jene faktor ndryshimi pozitiv per politiken, prandaj edhe thashe qe politika mer vlere prej tyre, por kur keta miq dhe shoke perpiqen te jene model ndryshimi drejt se mires dhe jo te behen rrjedhe e sistemit politik te kalbur.

Vetem ky fakt na ben te rezervohemi ndaj kritikave per tiu dhene mundesi ketyre miqve dhe shokeve te sjellin ndryshimin e pritshem dhe keshtu politika mer vlere prej tyre, ne te kundert (gje qe akoma nuk po shohim ndryshimin e pritshem prej tyre, qofte ne rang lokal apo ne rang qendror) atehere ta dine mire se politika eshte duke perfituar prej tyre dhe jane ata qe po humbasin shume prej vlerave te tyre.

KESHILLA IME per ta eshte qe ti bejne mire llogarite dhe te vendosin qarte objektivat per te sjelle ndryshimin pozitiv qe presim prej tyre, duke luftuar korrupsionin, hajdutllikun, imoralitetin, padrejtesine, etj etj, pasi ndryshe do te bien ne gracken e sistemit politik te kalbur duke i mare rrjedha e hajdutllikut, padrejtesise, rryshfetit, etj etj etj DHE DO TE DALIN PREJ POLITIKES TE HUMBUR DHE TE KALBUR SIKURSE AJO.

Ne rast te kundert, Wallahi do te jete me mire per ta te rrine larg saj, nese nuk imponojne virtyte pozitive dhe njerezore ne politiken kur perfshihen.

DERI ME SOT, AKOMA SE KEMI PARE NJE GJE TE TILLE …… presim prej tyre, prandaj edhe rezervohemi ne komentet negative, sidomos ne rang lokal …. 🤝💐