Kryetari i të përndjekurve politik në Mirditë, Kol Nikolli është ndaluar në Han të Hotit.
Kol Nikolli, tentoi të kalonte kufirin për të shkuar drejt Italisë.
Kishte urdhër arresti për protestën e zhvilluar në mars, në rrugën e Kombit. Nga ana e tij Nikolli ka deklaruar se nuk kishte marrë pjesë në protestë.
Kujtojmë se rritja e çmimit të hidrokarbureve solli reagimin e qytetarëve të cilët zhvilluan protesta në qytete të ndryshme.
Protesta e nisur në Tiranë u pasua nga disa qytete të Shqipërisë.
Dhjetëra protestues bllokuan në shenjë revolte rrugën e Kombit , ndërsa ndaluan qarkullimin e automjeteve.