Një burrë dhe një grua pasi kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit u është ndaluar hyrja në Shqipëri. Bëhet fjalë për në burrë dhe një grua të lindur në Iran, me shtetësi gjermane.
Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja. Gjithashtu nga autoritetet u është kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani.
Por kjo kërkesë është refuzuar nga personat në fjalë dhe më pas janë mbajtur për 72 orë në aeroport, duke u depërtuar më pas në Gjermani.
Policia e kufirit ka njoftuar Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit menjëherë sapo dy iranianët kanë paraqitur një ftesë nga shoqata ASILA e krijuar për të ndihmuar iranian që jetojnë në Shqipëri.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet personi i shtrirë dhe në gjendje jo të mirë.
Ndërkaq rreth shoqatës ASILA janë bashkuar ata të cilët kanë dezertuar MEK. Në ftesë thuhej se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool do të merrnin pjesë një ceremoni të mikut të tyre Iranian, ardhur në Shqipëri nga Gjermania.
Dy javë më parë me urdhër të prokurorëve të SPAK zyrat e ASILA u kontrolluan prej oficerëve të BKH. Shoqata ASILA është vënë nën hetim për lidhje me regjimin e Iranit dhe veprimeve që synojnë cënimin e sigurisë të anëtarëve të MEK strehuar në vendin tonë.
Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë më pas nga anullumi samitit vjetor të opozitës Iraniane për arsye sigurie.
Ky nuk është rasti i parë që nga Shqipëria dëbohen iranianë me pasaporta gjermane.