Aqif Rakipi u shpall non grata nga SHBA/ Reagon djali deputet: I gatshëm të jap dorëheqjen, babai im është super i pastër


Orlando Rakipi, deputeti socialist ka reaguar pas shpalljes non grata nga SHBA të babait të tij Aqif Rakipi, gjë që automatikisht sanksionon edhe vetë atë.

Ai tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se babai i tij është super i pastër dhe nuk ka lidhje me grupet kriminale.

“Unë lajmin e kam marrë vesh përmes televizorit. Kam lindur në demokraci. Jam pro amerikan. Babai im po ashtu. Nuk di çfarë është ai lloj vendimi. Nuk na ka ndodhur kurrë ajo gjë në familjen tonë.

Babai im është super i pastër. Nuk kemi lidhje te ajo pjesë. Nuk e kuptoj aktë kriminal. Jam i gatshëm të jap dorëheqjen. Babai im është super i pastër. Babai im edhe nga politika ka ikur për diçka skandaloze”, tha Rakipi.