Nisi sot rikonstruksioni i shkollës “3 Dëshmorët”, Redjan Krali: Do e ndërtojë BE, e mirë dhe fortë si të tjerat!

Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali i dorëzuar sot ekipit të inxhinerëve të UNDP, Për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”.

Mesazhi i Redjan Kralit:

Brenda kësaj godine para 3-vjetësh u zhvillua procesi i numërimit të votave që më zgjodhën në krye të Bashkisë së Kavajës! 

– Në mendje më kanë ngelur thirrjet e kërcënimet e at’hershme nga ato që zgjedhjet nuk i donin edhe pse vetë nuk guxuan të garonin. 

Akoma dhe më parë se rezultati të shpallej, unë e ndjeja që mundësia që po më jepej ishte në të vërtet një Mision! 

Për ti rikthyer Kavajës dinjitetin e merituar në çdo dimension larg dhunës verbale, përbaltjeve e gënjeshtrave shumëvjeçare. 

📍 Sot i dorëzuam shkollën “3-Dëshmorët” miqve tanë të mirë të #UNDP që zbatojnë projektin #EU4SCHOOLS financuar nga Bashkimi Europian; e fundit që kishte ngelur për rikonstruktim në qytet! Sigurisht jo e fundit për nga rëndësia por patjetër njëlloj apo akoma më bukur se shkollat e tjera të përfunduara tashmë! 

#NeThemiAtëQëBëjmëDheBëjmëAtëQëThemi💪🏻

#EU4SCHOOLS🙏