Presidenti Bajram Begaj takon ambasadoren Yuri Kim: Partneriteti SHBA-Shqipëri i vlefshëm në forcimin e demokracisë

Begaj ka ndarë foto në rrjetet sociale krah ambasadores ku shkruan se partneriteti mes SHBA dhe Shqipëri është i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

Takimin e sotëm ai e cilëson një hap në angazhimin e mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.

“Partneriteti SHBA-Shqipëri është është shumë i cmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

Takimi i parë si president me ambasadoren e SHBA Yuri Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve”, shkruan Begaj.

Begaj.