Kandilat “pushtojnë” detin në plazhin e Golemit në Kavajë, ankohen pushuesit: S’po futemi dot

Një fenomen i veçantë po ndodh në plazhin e Golemit në Kavajë.

Kandilat kanë “pushtuar” këtë plazh duke sjellë shqetësim tek pushuesit që e kanë zgjedhur Golemin për të kaluar verën.

Turistët po ankohen se numri i lartë i kandilave po i lë ata jashtë detit, për të cilin kanë ardhur në Golem.

Në fotot e publikuara nga JOQ Albania shihet një pushes që ka kapur një kandil ndërsa tregohen edhe raste të tjera./Kavaja.Net