Qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje me armë zjarri. Viktimë ka mbetur Nazmi Bandula, për të cilin raportohet se është vrarë pranë banesës së tij në lagjen “Rus”.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po grumbullon provat e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e saj.