Nga Saimir Tahiri, Ilir Beqaj tek Blendi Gonxhe, të gjithë “Rilindasit” e Ramës që përfunduan në dyert e SPAK!

tahiri-1

Ministrat dhe ish zyrtarët e lartë të rilindjes kanë përfunduar së fundmi në dyer e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

I pari që shkeli në SPAK ishte Saimir Tahiri, ish-ministri i brendshëm, më i suksesshëm sipas kryeministrit Rama, i cili u dënua me burgim nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion.

lefterkoka

Përveç Tahirit, një tjetër ministër i Qeverisë Rama që u dënua nga SPAK dhe Gjykata e saj, ishte Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, i dënuar për aferën e inceneratorëve.

alqi-bllako

Po ashtu, një tjetër ‘figurë’ e të majtëve ishte ajo e deputetit socialist, Alqi Ballako, edhe ky i fundit përfundoi pas hekurave për akuzuat e ‘vjedhjes me inceneratorët’.

Së fundmi, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte ai që shkeli pragun e SPAK, dhe ku i mbajt për rreth 9 orë bënë pyetje për koncensionin e sterilizimit.

Ilir Beqaj-Ilir-Beqja-ish-ministri-Shendetesia-tenderi-SPAK (7)

Po për këtë koncension në dyer të SPAK ka përfunduar dhe zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Në prangat e SPAK përfundoi dhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e bërë e njohur për marrjen e parave në këmbim të punësimeve, po edhe për marrjen e një celulari dhe një arke me peshk.

Ndërkohë që nga kryebashkiakët, i pari që u godit nga SPAK ishte Fatos Tushe, i kapur në përgjime për një tender në bashkinë e Lushnjes.

Po ashtu në SPAK u paraqit dhe Dritan Leli, i cili ishte kallëzuar nga KLSH për tenderin e pastrimit të Vlorës.

Ndërkohë që ditën e sotme ka shkuar në SPAK, Blendi Gonxhe, drejtori i Përgjithshëm të shërbimeve të Transportit Rrugor.

blendi gonxhe