Betimi i Bajram Begaj, opozita e përçarë në Kuvend! Ja deputetët që u bënë pjesë e ceremonisë

KELMENT BAÇI/ Bajram Begaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Presidentit të ri të vendit, të cilën do ta mbajë për 5 vite.

Gjatë ceremonisë së betimit të kreut të ri të shtetit në Kuvend, opozita ishte “gjysmake” pasi në të nuk morën pjesë ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët mbështetës të tij. Kryetari i PD pati deklaruar më herët këtë mungesë, duke e arsyetuar me faktin që me këtë akt vendoset regjimi monist i Edi Ramës.

“24 korriku, dita e instalimit të monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri. 25 korriku i vitit 2022 do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve. Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 viteve, në Shqipëri rivendoset monizmi i plotë. Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojnë mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume sesa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë. Po kështu, për herë të parë pas 31 viteve, Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet”, shkruante Berisha në qëndrimin e tij përpara ceremonisë së zhvilluar në Kuvend.

Por gjatë seancës së posaçme në Parlament ka marrë pjesë ishkryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe mbështetësit e tij, të cilët kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim ndryshe nga ish-Kryeministri.

Si përfaqësues të PD-së, në seancë kanë marrë pjesë Lulzim Basha, kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj, deputetët Grida Duma, Ervin Saliajni, Oriola Pampuri, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Dashamir Shehi, Arbër Agalliu, Agron Gjemarkaj, Andia Ulliri, Emilia Koliqi, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Merita Bakiu, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, Ramadan Likaj, Nusret Avdullah, Kastriot Piroli si dhe aleatët e PD-së, Agron Duka, Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Po ashtu, në sallë kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi, nënkryetari Petrit Vasili, si dhe deputetja Erisa Xhixho. Pavarësisht se ish-Kryeministri Berisha nuk ishte në sallë, në ceremoni morën pjesë dy deputetë mbështetës të tij, Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa. Po ashtu, Ervin Salianji dhe Grida Duma, të cilët janë të distancuar nga të dyja grupimet, ishin të pranishëm në seancën e betimit të Bajram Begaj si President.

deputetetopozitar (1)deputetetopozitar (2)deputetetopozitar (3)deputetetopozitar (4)deputetetopozitar (5)deputetetopozitar (6)deputetetopozitar (7)deputetetopozitar (8)deputetetopozitar (9)deputetetopozitar (10)deputetetopozitar (11)Marrë nga Gazeta Panorama