“Ish-kryetari Lulzim Basha që mori vendimin individual (përjashtimin e Berishës) pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen”. Kështu deklaroi sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së, deputeti Flamur Noka.
Nga diskutimi i Nokës para demokratëve, ai theksoi se bashkimi i demokratëve, do të thoshte tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Mes të tjerash ai akuzoi Alibeajn se po bën agjendë përçarëse.
“Bashkimi i demokrateve dmth rikthim ne normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari, Lulzim Basha qe mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashke me te ikën cdo vendim qe ai ka marre. Bashkim dmth te tërheqje nga ankimimet ne gjykata pasi drejtimin e vendos vota Pas datës 6 mars ne qe dolëm shumice kemi ber thirrje vetem per bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar agjende tjetër përçarëse”, tha ai.