Një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen është shpëtuar nga policia kufitare dhe vrujtuesi I plazhit në Spille të Kavajës. I mituri kishte pirë shumë ujë dhe rrezikonte mbytjen, por tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë: Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen. Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej. Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.