Qamil Teliti, “Tarzani” i futbollit Kavajas dhe Shqiptar

Nga: Fatmir Efica

Qamil Teliti, “Tarzani” i futbollit Kavajas dhe Shqiptar.

Datlindja: 1919.
Vendlindja: Kavaje.
Tituj Sportiv: “Mjeshter i Merituar i Sportit” dhe “Nderi i Sportit Shqiptar”. “Futbollist i Shekullit te XX” (nga FSHF). Nga Presidenca: “Naim Frasheri” Klasi i Pare dhe “Kalores i Urdherit te Flamurit”.
Debutimi: Me Besen e Kavajes ne vitin 1936.
Periudhat e tjera me Besen: 1937, 1945, 1948, 1949, 1958 (rikthehet dhe del nenkampion).
Me Partizanin: Ne vitet 1946 e 1947 kur u themelua kjo skuader.
Me Dinamon: Me 1950 kur u krijua ky ekip.
Me Apolonine: Periudha 1954-1957 dhe 1959-1961.
Fitues i titullit kampion me Partizanin: me 1947.
Fitues i titullit kampion dhe i Kupes se Shqiperise me Dinamon: Me 1950
Ndeshje gjithsej ne Kampionatet kombetare: 272. Gola ne kampionate = 139.
Ndeshje gjithsej ne Kupat e Shqiperise: 88, Gola ne Kupe = 31
Kampion i Ballkanit: Me 1946 duke fituar Medaljen e Arte.
Me Kombetaren e Shqiperise: 12 ndeshje dhe 6 (gjashte) gola.
Ndeshje te tjera nderkombetare: Gjithsej 30 te tilla me Partizanin, Besen, Tiranen, Vllaznine dhe Dinamon. Ne total ka shenuar 18 gola.
Ndrroi jete: Ne vitin 1977.
Golat e QAMIL TELITIT (Kavajë) me Kombetaren
1). (+ 2gola). Miqesore22.09.1946 SHQIPERI – Mali I Zi = 5-0
3). Kamp. Ballkanik07.10.1946 SHQIPERI – Jugosllavi = 2-3 (1 gol)
4). Kamp. Ballkanik 13.10.1946 SHQIPERI – Rumani (55’), FINALE
5). Miqwsore 29.11.1951 SHQIPERI – Cekosllovaki = 3-2 (43’)

Hero i Ballkaniades ne vitin 1946. E cila per fat te keq mbeti e para dhe e fundit gjer me sot mes Kombetareve nga shtet e Ballkanit. Por ishte Shqiperia qe me golin e kavajasit QAMIL TELITI do te shpallej Kampione.
Mjafton ky fakt per ta kuptuar se sa peshonin ne vertete ne fushen e lojes aftesite e tij. Epitetin sportiv “Tarzani” e ka fituar nga populli sportdashes i kavajas dhe i tere Shqiperise. Unikal mbetet per jetegjatesine e karieres. E ka nisur me 1936 duke luajtur sapo kishte mbushur 16 vjec.
Dhe per te vazhduar gjate, si pakkush tjeter dhe mbyllur futbollin e luajtur ne vitin 1961. Stacioni i pare “Besa” e Kavajes dhe i fundit “Apolonia e Fierit.

Sulmues e qendersulmues te tipit TELITI veshtire se i vijne me Shqiperise. Asnje ndeshje nderkombetare e klubeve nuk luhej pa qene QAMIL TELITI pjese e formacionit.
Ishte i abonuar me golin. Shenonte nga cdo pozicion. Kishte te dyja kembet perfekte per goditje. Po ashtu dhe perdorimin e kokes fale edhe shtatlartesise. Per portieret ishte shndrruar ne “tmerr”, apo “vrases”.
Veshtire te gjesh per komponentet speciale, madje shume speciale te statures fizike, futbollist si Qamil Teliti. Vecmas fjales se madhe “Tarzan” e kane quajtur edhe “tank”, “robust”, etj. Ka arritur shume rekorde ne jeten e tij futbollistike e gjitha kaluar nepermjet ngjarjeve te paharruara.

Sepse duke luajtur edhe me te tria skuadrat e kryeqytetit, fillimisht Partizanin e me pas me Dinamon dhe Tiranen ku dhe ka dale kampion i dhe fitues i Kupes se Shqiperise ne menyre te trefishte, keto suksese kane gjurmet e medha te “vulave” qe linin golat e tij me peshe. Kur ndizte “motoret” Qamil Teliti nuk kishte mbrojtese te markonte e ndalte ate potencial te jashtezkonshem me te cilin spikaste kudo.

Thuhej vite me pare, qe per te ja ndalur fuqine goditese te topit Qamilit i benin “gjilpera” sepse ndryshe…. Eshte e vertete qe ne nje ndeshje me Elbasanin fituar 12:1 nga Besa ne Kavaje ka shenuar 9 gola… Eshte nje tjeter surprize rasti me 1937 me Vllaznine kur nga nje prej gjuajtjeve te Qamil Telitit eshte thyer shtylla e siperme transversale dhe per te vijuar ndeshja arbitrat urdheruan qe ne vend te saj te vendosej nje litar i zakonshem qe plotesonte formatin e katerkendorit.

Teliti ishte nje YLL, i cili me skuadrat e Beses se Kavajes, Partizanit, Dinamos, Tiranes, Apolonise, e padiskutim me Kombetaren do te shkelqente me shume se Yjet e tjere. Teliti eshte thirrur me Kombetaren “B” fiks 17 vjec. Per gjuajtjet e tij te “tmerrshme” dhe golat e shumte, kryesisht ato me kemben e djethte, nga te cilet do te “terrorizoheshin” portieret e skuadrave te vendit dhe ato te huaja. Nje yll qe me menyren si luante, vraponte, drilonte dhe shenonte ne fushen e lojes i mahniste kundershtaret.

Shume i gezonte shoket e skuadrave ku luajti (kavajsit po e po), teksa do te behej nje individualitet i vecante sportiv duke fituar nje simpati ne kufinj imponues te sportdashesit e shumte qe e therrisnin “Tarzan”, jo vetem per nivelin cilesor te lojrave, gjuajtjet bombe e golat qe shenonte, po edhe per fizikun e tij.

Asnje si Qamil Teliti ne periudhen qe u aktivizua, nuk ka shfaqur aftesi te tilla te “pameshirshme” per forcen e gjuajtjeve dhe shenimin e golave. Dinamik po edhe shume luftarak, duke aktivizuar gjithe fizikun e tij, pa perjashtuar dhe kontaktin gjate dyluftimeve qe i fitonte thjeshte, fare thjeshte. Ishte kjo arsyeja perse prezenca e Telitit afer zones se rreptesise shkaktonte panik. Kishte edhe vete Qamil Teliti disa thenie qe i perdorte shpesh.
Ne loje e jashte saj. Si psh: “Lala e ka te veshtire sa ta mar e ta fus topin pak para kembeve e shpatullave te mia, sepse para cdo kundershtari, mbrojtesi e portieri, e di Lala vete se c’bej dhe ku e coj topin”.

Golat me Kombetaren dhe Klubet e tjera shqiptare te Qamil Telitit e persosen dhe e lartesuan mjeshtrine e tij ne nivele te larta krenarie. Per keto cilesi sportive qe eshte pak ti quash te jashtezakonshme ne ndeshjet brenda e jashte Shqiperise, Qamil Teliti eshte nder te vetmit futbollist kavajas qe eshte nderuar me te gjitha cmimet me te larta sportive dhe civile. Edhe pasi u largua nga futbolli, ndonese jeta i mori nje rrjedhe ndryshe, kjo prej disa “peripecive” te padeshirueshme, sportadashes te ndryshem nga shume qytete te Shqiperise, te te gjithe moshave kur vinin ne Kavaje pyetnin, e kerkonin qe ne mos ta takonin fizikisht, me se paku ta shihnin ku punonte e jetonte, te mesonin sa me shume detaje per kaerieren e tij. Qe bere vertete idhull per cdo tifoz kavajas e shqiptar.
Per fat te mire kemi gjetur foton historike te Ballkaniades 1946, ku Qamil Teliti eshte i treti nga e djathta lart, fill pas portierit.

Po nepermjet nipit te tij, njeriut te dashuruar me Sportin kavajas Ylli Teliti, qe ka punuar e punon si trainer te “Besa” e Kavajes, po dhe si ish-sekretar klubi para disa vitesh kur Besa ishte ne kulmin e sukseseve te saj, kemi plotesuar formatimin e fotove edhe me kupen e Shqiperise kur Ylli Teliti ishte traineri i pare ne historine e futbollit kavajas qe solli Kupen e Shqiperise (sezoni 2006-2007) ne finalen me Teuten e Durresit fituar 3-2 ne Tirane.

Prandaj dhe Gjyshi (Qamili) ne ato lartesi qe duhen vite e dekada ti arrij kush tjeter vecmas tij dhe nipi Ylli Teliti me kete trashigimi aq te cmuar qe ka mare nga gjyshi i vet legjendar, plotesojne vitrinen e ketyre fotove qe bashkeshoqerojne ciklin tone te personazheve te medhenj, atyre figurave e mjeshtrave me te shquar te sportit e ne vecanti futbollit kavajas qe i kane dhene aq emer kavajes futbolldashese e Shqiperise ne vitet e dekadat qe kemi lene pas.