VIDEOLAJM/ Skandal, të dhënat personale dalin në shesh. Edi Rama e mohoi, por shikoni çfarë kanë publikuar hakerat! Nxjerrin e-mailet dhe shkresat e administratës

Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama pak ditë se të dhënat e shqiptarëve janë të sigurta, duket se hakerat që sulmuan aplikacionin online të e-albania kanë marrë një pjesë të mirë të të dhënave, të cilat i kanë hedhur në një faqe të re në internet.

Faqja e ka nisur aktivitetin e saj më 22 korrik dhe është hapur me domenin: homelandjustice.ru. Aty janë publikuar një pjesë të të dhënave që mendohet se i përkasin institucioneve të shtetit shqiptar.

miranda12

Hakerat kanë krijuar kategoritë përkatëse duke nisur nga dokumentet që besohet se janë hakeruara në e-albania, ku përfshihen shkresa, emërime, udhëzime apo dhe e-maile të punonjësve të AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe vetë drejtoreshës së këtij insititucioni Mirlinda Karçanaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hakerat kanë vjedhur edhe e-mailet e punonjësve të këtij institucioni, duke i listuar njëri pas tjetrit siç duket edhe në videon e krijuar në faqen homeladjustice që për hapësirën shqiptare është mbyllur nga AKEP.AKSHI-EMAILET

emailet

miranda2

Faqja hapet me foton e madhe shoqëruar me titullin: Konferenca e Durrësit, çelësi i Ferrit ose fundi i zjarrit.dok5

Gjithashtu, në faqe janë publikuar edhe të dhënat e pasaportës së dy ukrainasve dhe të dhënat e vaksinimit të tyre të cilët janë vaksinuar me Sinovac në Sarandë.

miranda12@Panorama.Al